Sport
Shtyhet për të hënë sfida mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë

Flamurtari dhe Vushtrria kanë pasur të takohen të shtunën me fillim nga ora 13:00, por shkaku i gjendjes jo të mirë të terrenit, është vendosur që kjo ndeshje të luhet të hënën, më 2 mars.
Njoftimi i FFK:
Ndeshja e javës së 20-të në Ipko Superligë ndërmjet Flamurtarit dhe Vushtrrisë, e paraparë të zhvillohet të dielën është shtyrë si pasojë e kushteve të vështira në fushën e stadiumit të Flamurtarit pas reshjeve të djeshme të borës. Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të hënën, më 3 mars në ora 13.00.
/Lajmi.net/





















