Connect with us

Lajme

Shqiptari vdes në burg të Francës, nëna e Mentor Rexhës zbulon detaje shokuese

Publikuar

me

Një shqiptar i arrestuar në Francë, Mentor Rexha ku ishte në procedura për të marrë azil, është gjetur i pajetë në dhomën e qelisë.

Nëna e tij Rukine Rexha në lidhje me ngjarjen është shprehur: I bej thirrje shtetit shqiptar qe ta zbardh ketë ngjarje, djali nuk ka kryer vetëvrasje por është dhunuar ne burg. Lajmin e kemi marre nga shokët e tij qe na kane tregua sepse askush tjetër nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit. Djali kishte një vit qe ishte ne France dhe 6 muaj kishte ne burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qene duke folur me vëllain ne telefon kur e kane arrestuar. Gjate kohës qe kemi folur ne telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi te bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë qe te hetohet sepse ne trup ka shenja dhune. I bej thirrje shtetit te me kthejnë trupin e djalit dhe te zbardhet ngjarja. Fëmijët i kam rritur me halle.

Djali i xhaxhait Selaudin Rexha: Ambasada shqiptare ne France nuk na është përgjigjur por na është shprehur ne mënyre absurde kur i kemi kërkuar ndihme dhe te gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me te motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë te pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptareve qe vriten ne burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë qe shtetit nuk hesht ndërkohë qe po te ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh.

Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për procedurat e marrjes së statusit të azilantit.

Por ndërkohë, ai ka përfunduar në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, Rexha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.

Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com