Connect with us

Lajme

Shpërndarja e drogërave në shkolla/ Basha: Si prind i dy vajzave në moshë të vogël, jam i alarmuar

Publikuar

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u pyet gjatë videolivet në Facebook, për nivelin e drogës në Shqipëri.

Basha përmendi dy vajzat e tij të mitura, teksa tha se është i alarmuar për drogën që mund të gjendet shumë lehtë në ambjentet publike, madje edhe në shkollë.

“Unë jam prind i dy vajzave në moshë të vogël dhe jam shumë i alarmuar për gjendjen e drogës në shkollat dhe ambientet e hapura. Ky është një problem i dhjetëfishuar se ne kemi një qeveri që 10-fishoi nivelin e drogës, mbushi vendin me drogë prandaj ne jemi me një intolerancë 0 për kultivimin e drogës”, theksoi lideri i opozitës.

Më tej, Basha ngriti akuzat se shpërndarjen e drogërave në ambiente publike e lejojnë vetë punonjësit e policisë dhe kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se është shefi./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK