Connect with us

Kosovë

Shkollat e Kamenicës të hënës rifillojnë mësimin

Publikuar

Shkollat e komunës së Kamenicës të hënën do të rifillojnë mësimin.

Drejtoria e Arsimit të Komunës së Kamenicës, ka bërë të ditur se të hënën do të rifillojë mësimi në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Përmes një njoftimi, DKA e Kamenicës ka bërë të ditur se procesi mësimor ishte ndërprerë për shkak të reshjeve të mëdha të borës që kishin rënë javën e kaluar.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Kamenicë, 09 shkurt 2020

Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kamenicës

Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësimor në të gjitha nivelet shkollore.

Mësimi ishte ndërprerë të ënjtën më 06 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.

DKA falënderon prindërit dhe nxënësit për mirëkuptim.

NA NDIQ NË FACEBOOK