Connect with us

Kosovë

Shkëlzen Maliqi: Kurti i ka zbritur ambiciet dhe fjalët i ka ndryshuar

Publikuar

me

Publicisti Shkëlzen Maliqi, ka thënë se vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri sot ka treguar se spekulimet e kohëve të fundit për raportet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama nuk kanë shumë bazë.

“Mediat po nxisin konfrontim që nuk ekziston. Mund të ketë mospajtime – Mini Shengeni që i ka ftohë marrëdhëniet, por ato duhet të jenë vëllazërore, sa ma të afërta”.

“Ata [Kurti dhe Rama] duhet të jenë miq edhe partnerë edhe pse përfaqësojnë dy shtete – edhe miq, mos ta them fjalën vëllezër”, ka thënë Maliqi.Kosova.

“Për disa gjëra i kanë pikëpamjet dhe synimet e njëjta, por mund të ketë…qëllimi kryesor jo vetëm i tyre por edhe i Kosovës dhe Shqipërisë është  që të faktorizohen së bashku. Së bashku mund të jemi edhe aktualisht edhe në perspektiv një prej faktorëve që mban stabilitetin e rajonit”.

Maliqi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë ndër të tjera e Kurti pas marrjes së detyrës është bërë politikan më pragmatist.

“I ka zbritur ambiciet dhe fjalët i ka ndryshuar. Në disa vendime që i ka marrë si marrja e një shqiptari të Maqedonisë në Qeveri, Blerim Rekës, që është një lloj politike e ngjashme me Ramën që ka vepruar me Cakajn dhe zëvendësministrat tjerë”.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com