Connect with us

Lajme

Shkarkohet ministrja teknike e MPPS, nuk respektoi Marrëveshjen e Prespës dhe gjuhën shqipe

Publikuar

me

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pas një debati të zgjatur deri në orën tre të mëngjesit ka shkarkuar ministren teknike të Punës dhe Politikave Sociale, Rashela Mihrazi, përcjell INA.

Arsyeja e shkarkimit të saj është se gjatë daljeve të saj publike në ministri kishte përdorur tabelën e vjetër me mbishkrimin Republika e Maqedonisë, dhe jo tabelën me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, që duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe. Për propozimin për shkarkimin e saj votuan 62 deputetë, ndërsa 26 ishin kundër. Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se ministrja Mizrahi në disa raste kishte shkelur Kushtetutën duke mos përdorur emrin e ri kushtetues të vendit, që u ndryshua me Marrëveshjen e Prespës. Mizrahi është me origjinë hebrenje dhe se ajo në Kuvend deklaroi se kjo ishte arsyeja e kurtheve ndaj saj, që nga koha kur ka marrë detyrën e ministres. (INA)

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com