Connect with us

Kosovë

Shihni se si Grenell poshtëronte një nga një politikanët evropianë

Publikuar

Ambasadori amerikan në Gjermani dhe emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është një ndër njerëzit më të përfolur edhe në vendin tonë. Ajo që ka bërë bujë të madhe në Gjermani, dhe edhe në Kosovë në muajt e fundit, është qasja e tij tepër e drejtpërdrejtë dhe agresive.

Grenell është diplomati i preferuar i Trumpit, duke qenë se është i vetmi gay që shërben si ambasador dhe përfaqësues i politikës së jashtme amerikane.

“Ai është pjesë e ekipit të Trumpit, jo veç sa për spektakël, dhe ka marrë një qasje udhëheqëse agresive në luftën e administratës amerikane për ta dekriminalizuar homoseksualitetin në mbarë botën.” – shkruan Jake Novak për CNBC, përkthen Periskopi.

Ambasadorit Grenell i është komentuar gjerësisht edhe historia e tij e gjatë e sjelljeve agresive online.

Në tri postime që Grenell i ka bërë së fundi, ai iu mëshoi politikanëve evropianë për ankimet e tyre rreth qasjes përçarëse të administratës së Donald Trump për NATO-n dhe politikën evropiane.

Grenelli i qortoi dhe i poshtëroi të tre, të cilat sipas tij ishin kundër interesave të ShBA-ve.

Stefan Liebichut që ankohej për qasjen e tij, ai i tha kështu: “Askush nuk po të kërcënon ty. Mund ta them që ti po e kërcënon ShBA-në, se ne duhet të vazhdojmë si zakonisht edhe kur ju bëni gabime të rrezikshme. Ja që edhe ne kemi politikat tona. Mos mendo që ne nuk duhet të reagojmë për politikat e juaja.”

Ai i reagoi edhe Guillaume Champeaut, me fjalët në vijim: “Sipas këtij djalit, ShBA-ja nuk duhet të reagojë ndaj politikave që i sheh si të rrezikshme. E marr si shumë ofenduese që mendoni se bashkëpunimi i ShBA-ve duhet të mbetet i njëjti pavarësisht se çka bëni. Ne e quajmë këtë që të na merrni si diçka të garantuar.”

Grenell qortoi edhe politikanin gjerman Steffen Bockhahn, e të cilit i tha se “të dëshiron një ShBA që nuk iu bën presion të paguani obligimet për NATO, që e kthen kryet e bëhet sikur s’sheh kur ju bleni gaz rus, që nuk ju kërkon të merrni mbrapsht rojet naziste të burgjeve që jetojnë në Nju Jork, që pranon tarifat e larta për kerre, dhe që megjithatë i dërgon 50 mijë trupa në vendin tuaj.”/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK