Connect with us

Kosovë

SHIFRAT: Si u bë që Kurti të premtonte se do të ishte kryeministër më i dobët se Haradinaj, Mustafa e Thaçi?

Publikuar

Rishpërndarje radikale buxhetore ka premtuar z.Albin Kurti që pardje u votua si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë nënkupton se do të ketë përpjekje të menjëhershme në qeveri për të përpiluar buxhetin e vitit 2020, pasi afatet e përcaktuara po skadojnë. Por, si do të duket buxheti kosovare pas katër vitesh nëse Kurti ia del ta çojë deri në fund mandatin?

Kurti bëri të ditura një varg masash që do të ndërmerreshin bazuar në marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në e ku ndodheshin në pika të trasha pjesë të programit qeveritar.

Kurti premtoi se buxheti i Kosovës në fund të mandatit do të ishte VETËM 3 miliardë euro.

Në vitin 2019, buxheti i Kosovës arriti të prekte shifrën e 2 miliardë e 300 milionë eurove pavarësisht shpenzimeve të pajustifikuara, shpenzimeve të luksit, skemave sociale në rritje e sipër, dhe sidomos projekteve kapitale si autostradat miliardëshe dhe projekteve tjera infrastukturore, shkruan Periskopi.

Kjo nënkupton se Qeveria Haradinaj II e kishte rritur buxhetin për 13,05 për qind pasi që buxheti i Kosovës në vitin 2017 nën Qeverinë Mustafa kishte qenë 2 miliardë.

Kjo rritje është arritur vetëm për dy vite, dhe duke përcjellë ritmin që kishte marrë, nëse Qeveria Haradinaj II do të zgjaste katër vjet, do të rriste buxhetin prej 26,10 për qind.

Ndërkohë, qeveria Kurti me rritjen e saj prej 3 miliardëve në vitin e fundit të mandatit ka premtuar praktikisht që buxheti do të rritej vetëm për 23,33 për qind: nga 2,3 më 2019 në 3 më 2024.

Kjo nënkupton se edhe vetë premtimi i z.Kurti për rritjen e buxhetit është më i vogël se rritja që kishte bërë Qeveria Haradinaj II.

Por, të kthehemi prapa në kohë. Qeveria Mustafa kishte premtuar se do të arrinte ta çonte buxhetin e Kosovës në 2 miliardë euro, dhe kjo ishte realizuar.

Në vitin 2014, buxheti i Kosovës ishte 1 miliard e 590 milionë euro. Rritja në 2 miliardë e bën Qeverinë Mustafa edhe më të suksesshme se Qeverinë Haradinaj. Rritja buxhetore kishte qenë 20,5 për qind për dy vjet e gjysmë mandat.

Çka bënë ndërkohë qeveritë Thaçi I dhe Thaçi II?

Qeveria Thaçi I që nisi punën në janarin e vitit 2008 e gjeti vendin me një buxhet prej vetëm 815 milionë eurove. Nga 815 milionë, buxheti ishte bërë 1 miliardë e 590 milionë në vitin 2014 e që ishte i fundit për Qeverinë Thaçi.

Kjo nënkupton se gjatë dy qeverisjeve Thaçi, rritja e buxhetit të Kosovës kishte shkuar në 48,7 për qind. Por megjithatë, këto dy qeverisje kishin zgjatur plot gjashtë vjet. Për ta lidhur me krahasimet e mëparshme, del se Qeveria Thaçi është rritur mesatarisht me 16,23 për qind për çdo dy vjet. Për ta krahasuar me premtimin e Qeverisë Kurti, del se edhe qeveritë Thaçi kanë pasur rritje më të madhe me 32.47 për qind në krahasim me Qeverinë Kurti që premtoi rritje të buxhetit për 23,33 për qind.

Nuk dihet pse Kurti e Mustafa premtuan vetëm 3 miliardë euro buxhet në fund të mandatit qeverisës përkundër mos-përmendjes së projekteve kapitale, premtimit për kursime e për luftë kundër korrupsionit./Periskopi

Lajme32 minutes ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri2 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme3 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri4 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK