Connect with us

Sport

Shëndeti i Pele në rrezik

Publikuar

80-vjeçari, i cili nga shumëkush shihet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, po vuan nga një lloj depersioni pasiqë për shkak të shëndetit të ligë nuk po mund të dalë nga shtëpia pa ndihmën e dikujt tjetër.

Djali i legjendës, Edinho, thotë se babai i tij po vuan këto ditë për shkak se situata e tij shëndetsore është shumë e ndjeshme, transmeton lajmi.net.

‘’Shëndeti i tij është shumë fragjil. Ai nuk po mund të dalë as jashtë shtëpisë. Imagjinoni, ai është mbreti i futbollit, ndërsa tani nuk mund as të ecën vazhdimisht’’.

Pele ishte i vetmi lojtar që fitoi tre Kupa të Botës me Brazilin. Kulmin e karrierës ai e arriti me skuadrën braziliane, Santos, para se të kalonte në New York Cosmos, ku edhe e mbylli karrierën e tij si futbollist. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK