Kosovë
”Shabani”: Na jemi nga Llapi atje ka më pak njerëz, prandaj dolëm me festu në Prishtinë

Mënyra e tij e të veshurit dhe të menduarit i dha famë 20 vjeçarit nga Podujeva.
Yll Raçi, u bë i famshëm në rrjete sociale, i cili tregoi se i pëlqen të vishet e të rri me njerëzit e moshës 70-80 vjeç dhe se ka zgjedhur jetën e fshatit, duke u marrë me bagëti.
Madje, ai merret edhe me msitninë ku deri më tani është bërë “sebep”, i 30 çifteve.
Por, sot Ylli i cili dëshiron ta ketë emrin Shaban, ka zbritur në kryeqytet.
Në veshje kombëtare duke mbajtur flamurin kuq e zi, 20 vjeçari u pa në shesh të Prishtinës, duke festuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se ka zgjedhur që këtë herë ta festoj pavarësinë e Kosovës në Prishtinë duke u arsyetuar se në Podujevë nuk ka shumë njerëz.
‘’Na jemi nga Llapi atje ka ma pak njerëz, se janë largu prej vendit, e këtu ka ma shumë edhe janë të interesum, prandaj dolëm”, tha Ylli.
![]()
![]()

















