Sport
Setien me Barcelonën luajnë një ndeshje të veçantë kundër Betis – ky pritet të jetë formacioni i tyre

Setien do të vihet përballë kundër ish skuadrës së tij, Betis, për herë të parë që kur mori drejtimin e Barcelonës.
Barca luan në udhëtim, dhe pritet që në këtë ndeshje të kenë tri ndryshime në përbërje, nga formacioni që startoi kundër Athletic Bilbaos.
Antoine Griezmann pritet të startojë në fazën ofensive në vend të Sergi Roberto. Në mesfushë, Arturo Vidal pritet të zë vendin e Ivan Rakitic, kurse Samuel Umtiti pritet të jetë zëvendësuesi i Gerard Pique, ky i fundit i cili vuan nga një dëmtim.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e mundshëm të Barcelonës, për ndeshjen kundër Real Betis. /Lajmi.net/






















