Connect with us

Sport

Setien: Kemi nevojë për një sulmues

Publikuar

Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe ka marrë fitore të vështira në La Liga, duke pasur probleme të gjejnë golin, përveç rastit kur triumfuan 5:0.

Pas këtyre problemeve, disa fjalë për situatën ka thënë edhe Quiqe Setien, i cili nuk ka fshehur nevojën për një sulmues, duke pasur parasysh se Luis Suarez do të mungojë deri në fund të sezonit, si pasojë e lëndimit të pësuar.

“Është e qartë për mua që neve na duhet një tjetër lojtar” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi nevojë për një sulmues” ka shtuar trajneri i Barcelonës.

Barca lidhej me një transferim të mundshëm të Pierre Emerick Aubameyang, por edhe me Rodrigon e Valencias, por me asnjërin lojtar nuk pati marrëveshje.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet në fund të sezonit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK