Connect with us

Sport

Setien: E dinim se do të ishte e vështirë, luajtëm 60 minuta të mira

Publikuar

më

Barcelona fitoi derbin kundër skuadrës së tretë në La Liga, me rezultatin 2:1, në një ndeshje ku katalanët vuajtën shumë.

Pas ndeshjes, Setien dha komentet e tij, ku ndër të tjerash tha se ka vlerësuar shumë 60 minuta lojë të skuadrës së tij.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë. Getafe pati katër fitore pa pësuar gol, ata luajnë presing të lartë dhe janë agresivë. Nuk është e lehtë. Ne luajtëm 55-60 minuta të mira” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Ter Stegen është i jashtëzakonshëm me vendimet. Sot, ai ishte lojtari që duhej të gjente hapësirat për ne. Fizikisht, skuadrën e shoh mirë” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Barcës.

Setien ka marrë një lajm të keq nga kjo ndeshje, pasi Jordi Alba është lojtari që i shtohet listës me emrat e lënduar.  /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK