Connect with us

Kosovë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Publikuar

Autoritetet serbe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim të mbi 140 migrantëve.

Të arrestuarit akuzohen se i kanë ndihmuar migrantët të kalojnë në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, njoftoi prokuroria serbe.

“Që nga nëntori i vitit të kaluar, një grup i të dyshuarve kontrabandonin migrantë me autobusë, nga Beogradi për në kufirin me Bosnje-Hercegovinën”, tha prokuroria, raporton REL.

Sipas informacioneve nga ministria e Sigurisë e Bosnje dhe Hercegovinës, në vitin 2019, rreth 29,000 migrantë kanë hyrë në Bosnje.

Migrantët synojnë që nga Bosnja të kalojnë në Kroaci, vend ky anëtar i Bashkimit Evropian.

Mijëra migrantë që ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre janë bllokuar në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kërkojnë të hyjnë në vendet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore.

Zyrtarët thonë se shumica e migrantëve vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta në Siri, Irak, Afganistan dhe Jemeni.

NA NDIQ NË FACEBOOK