Connect with us

Kosovë

‘Së pari të çlirohet Serbia nga Kosova’ – Bëhet bajat fjalia e Kurtit, para tij e kishte thënë Vlora Çitaku

Publikuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë, ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

”Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova”, kishte thënë Kurti në konferencë.

Mirëpo, një fjalim të tillë e kishte dhënë kohë më parë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku.

”Unë kam shumë shpresa për shtetin tonë të ri, ashtu siç ka qenë më 12 qershor 1999, ditën kur Kosova u shlirua nga Serbia.

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Tani është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova. Ne të gjithë duhet të kemi vullnet dhe t’I japim fund këtij konflikti. Kosova është gati. Tani është radha juaj. Ju faleminderit për kohën dhe vëmendjen tuaj!”, përfundon fjalimi nga Çitaku./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK