Connect with us

Sport

Sancho bën historinë në Bundesliga me golin e shënuar kundër Union Berlin

Publikuar

Ylli i Dortmund dhe kombëtares së Anglisë, Sancho, ka arritur të gjej përsëri rrugën e golit me skuadrën e tij.

Në fitoren 5:0 kundër Union Berlin, Sancho shënoi një gol, që për të ishte i 25-ti në Bundesliga.

Anglezi numëron 25 gola në Bundesliga akoma pa pritur ditëlindjen e 20-të të tij, përcjell lajmi.net.

Jadon është lojtari i parë në histori të Bundesliga që arrin të bëjë një gjë të tillë, duke mos ndalur kështu formën e tij spektakolare.

Në Bundesliga, Sancho numëron vetëm 64 paraqitje. Këto shifra janë jashtëzakonisht të mira për lojtarin anglez. /Lajmi.net/