Lajme
Salihi nga KSHZ qartëson dilemat: Besës i takojnë komisionerët dhe buxheti reklamues

Anëtari i KSHZ-së, Enver Salihi ka qartësuar situatën pas deklaratës që dha një ditë më parë kryetari I KSHZ i cili tha se në rast se bëhet kolacioni LSDM -BESA atëherë komisionerët dhe buxheti reklamues do ti kaloj ASH-së.
Sipas Salihit KSHZ është organ kolektiv dhe se dispozitat e kodit zgjedhor janë të qarta.
“-Neni 2 pika 10 – përcakton se opozita përbëhet nga partitë politike të cilat në zgjedhjet e fundit
parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa )
-Neni 38 pika 5 njërin anëtarë dhe zëvendsi e këshillit zgjedhor (vendvotim) e caktojnë partitë politike
që janë në opozitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të
votave(VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa )
-Neni 38 a pika 8 – 2 antëtarë dhe zv anëtarët e këshillave zgjedhor (vendvotim në PDK) emërohen nga
partitë politike në opozitë të cilët kanë fituar numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit
parlamentare (VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa)
–
Neni 75 gj pika 1 – gjat procesit zgjedhor radiodifuzerët mundet të emetojnë program politik me pagesë
në kohëzgjatje prej 9 minutave , nga të cilat 4 minuta janë të parapara për partitë politike në pozitë
(LSDM+ BDI ), 4 minuta për partitë politike në opozitë të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë
fituar numër më të madh të votave(VMRO-DPMNE dhe Besa)
Neni 75 gj pika 12 hapsira reklamuese e portaleve dhe mediumeve të shtypura ndahet si vijon
*më së shumti 45% e hapsirës reklamuese mundet të shrytëzohet nga partitë politike që janë në pozitë e të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(LSDM-BDI)
*më së shumti 45% e hapsirës reklamuese mundet të shrytëzohet nga partitë politike që janë në opozitë e të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO-BESA )”- ka qartësuar Enver Salihi, anëtarë i KSHZ-së.

















