Connect with us

Sport

Rummenigge zbulon idenë e çmendur të Guardiolës: Neuer të luajë si mesfushor

Publikuar

Manuel Neuer si mesfushor. Kjo ishte ideja e çmendur, që lindi në kokën e Pep Guardiolës, në kohën kur trajneri katalanas drejtonte Bayern Munich. Kjo gjë është zbuluar nga Karl-Heinz Rummenigge.

Drejtori i përgjithshëm i kampionëve gjermanë, në revistën zyrtare të klubit, tregoi një anekdotë kurioze nga koha kur Pep stërviti bavarezët: “Ende mbaj mend se si Guardiola, pasi toi një kampionat, kishte idenë për ta aktivizuar Neuer në mesfushë të paktën një ndeshje”.

Një qëllim, që e pati Pep, por nuk arriti ta bënte realitet. “Ju e keni të vështirë ta bindni atë. Dikush mund ta kishte parë atë si një veprim arrogance. Sidoqoftë, unë jam i bindur që Manuel do të kishte bërë mirë edhe si mesfushor”, – shton Rummenigge./telesport/

NA NDIQ NË FACEBOOK