Connect with us

Lajme

Ruçi takim me përfaqësuesit e komunave të Preshevës dhe Bujanovcit

Publikuar

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim përfaqësuesin e Komunës së Preshevës, Armend Aliu, dhe atë të Komunës së Bujanovcit, Arbër Pajaziti.

Gjatë takimit u bisedua mbi disa çështje aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nevojën e tyre për një platformë politike për unitet në dialogun me qeverinë e Serbisë si edhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimit me institucionet e  Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e përfaqësimit politik dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Ruçi, vuri në dukje rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, i cili u shërben rritjes dhe fuqizimit të përfaqësimit të tyre politik si edhe garantimit dhe zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, transmeton Klan Kosova.