Shëndetësi
Rritje e dukshme e vdekjeve nga koronavirus në Kinë

Rreth 242 vdekje nga koronavirusi i ri u regjistruan në provincën kineze Hubei ditën e mërkurë – dita më vdekjeprurëse e shpërthimit.
Gjithashtu është shënuar rritje e madhe e numrave të të prekurve me virus, rreth 14,840 persona.
Hubei ka filluar përdorimin e një përkufizimi më të gjerë për të diagnostifikuar njerëzit – që përbën pjesën më të madhe të rritjes së rasteve.
Kina shkarkoi dy zyrtarë të lartë në provincën Hubei disa orë pasi u zbuluan shifrat e reja.
Deri në rritjen e së mërkurës, numri i njerëzve të diagnostikuar në Hubei – aty ku u shfaq fillimisht shpërthimi – ishte duke u stabilizuar.
Por rastet e reja dhe vdekjet në provincë kanë shtyrë numrin kombëtar të vdekjeve mbi 1.350 – me gati 60,000 infeksione në total.





















