Connect with us

Kosovë

Rrahje masive mes dy grupeve në Kaçanik, dy persona dërgohen në spital

Publikuar

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Kaçanik.

Policia ka treguar se rrahja ka ndodhur mes dy grupeve, ku si pasojë e kësaj rrahje, lëndime trupore kanë marrë dy persona meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Kaçanik janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas mjekut kujdestar gjendja e viktimave është jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit kanë ikur prej vendit të ngjarjes dhe njësitet policore janë në hetim të rastit.

NA NDIQ NË FACEBOOK