Connect with us

Sport

Rockets synojnë transferimin e Iguodala dhe Covington

Publikuar

Rockets janë të gatshëm të ndajnë rrugët me qendrën Clint Capela. Houston po mundohet të shfrytëzojë zgjedhjen e raundit të parë për Capela, në mënyrë që të mund ta përdor atë për Iguodala ose Covington, transmeton lajmi.net.

Sezonin e kaluar për Golden State Warriors, Iguodala ishte mesatarisht 5.7 pikë, 3.7 kërcime dhe 3.2 asistime për lojë. Ai gjuajti 50 përqind nga fusha, 33.3 përqind nga treshja dhe 58.2 përqind nga vija e gjuajtjes së lirë.

Memphis Grizzlies mbeten të sigurt se do të gjejnë një partner tregtar për Iguodala para se të kalojë afati i transferimeve të NBA dhe nuk do ta blejnë atë. Iguodala ka mesatare në NBA në karrierë 12.1 pikë, 5.1 kërcime dhe 4.4 asistime për lojë.

Në anën tjetër, Minnesota Timberwolves pritet të bëjë një pazar të madh për Covington, i cili është një lojtar i dy pozicioneve. Në fakt, sipas Ric Bucher të Bleacher Report, Minnesota dëshiron dy zgjedhje të raundit të parë për RoCo. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK