Connect with us

Kosovë

Rivaliteti politik për primatin në dialog

Publikuar

më

Në procesin e dialogut Kosovë-Serbinë, i cili synohet të rifillojë në të ardhmen me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që do të zgjidhte kontestin mes dy vendeve, roli i përfaqësuesve të institucioneve më të larta politike të Kosovës do të diskutohet mbi bazën e një konteksti të ri politik, në të cilin aktualisht është vendi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Vitet e fundit, rolin udhëheqës në dialogun me Serbinë, e ka pasur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës do ta ketë rolin udhëheqës në këtë proces.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk beson që mund të ketë një ekip “ku është edhe kryeministri, edhe presidenti”, pasi që sipas tij, nuk është në natyrën e negociatave të bisedimeve ndërkombëtare një situatë e tillë.

Sipas njohësve të zhvillimeve politike, tashmë ekziston një vlerësim i Gjykatës Kushtetuese të vendit, i cili i definon rolet e institucioneve në procesin e dialogut me Serbinë.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike e Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë që Presidenca dhe Kryeministria kanë përgjegjësi institucionale që t’i bashkërendojnë qëndrimet e tyre dhe të përfaqësojnë me një zë pozicionin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila ia ka konfirmuar përgjegjësinë dhe kompetencat kushtetuese Qeverisë që të udhëheqë me procesin e dialogut, duke e qartësuar se ajo e ka një rol dhe përgjegjësi të atillë dhe se ajo nuk mund t’i bartet asnjë institucioni tjetër. “E dyta, ky aktgjykim ka konfirmuar që presidenti i vendit ka vetëm një rol konsultativ në këtë mes. Ndonëse ia njeh rolin presidentit, konsideron që roli i tij në raport me kryeministrin mund të zhvillohet vetëm në margjinat e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve”, thekson Kryeziu.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që bazuar në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, barra kryesore në procesin e dialogut me Serbinë do të bjerë mbi Qeverinë e Kosovës. Sipas tij, presidenti ka kompetenca kushtetuese për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit dhe ai, në procesin e dialogut, duhet të sillet në përputhje me këto kompetenca.

“Unë nuk shoh se mund të ketë probleme në qasjen që do ta kenë institucionet karshi bisedimeve me Serbinë, në qoftë se presidenti dhe kryeministri, thjesht, i shfrytëzojnë kompetencat e veta. Natyrisht që asnjëri nga këta, si pozicione, nuk e përjashtojnë njëri – tjetrin, pra dhe nuk duhet të jetë kështu. Me rëndësishme se sa ajo se cili do të mund të ketë më shumë përgjegjësi, respektivisht, cili do të mund të imponohet, kushtimisht, më shumë, është që të arrihet një lloj konsensusi i përgjithshëm për sa i përket bisedimeve me Serbinë, por edhe mbështetja e opozitës”, thotë Mushkolaj.

Ai shton se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuar për emra të përveçëm, si garanci për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje, për shkak se pozicionet dhe kompetencat lidhur me këtë i ka qartësuar Gjykata Kushtetuese.

Lajme43 minutes ago

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt

Maqedoni1 hour ago

Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari

Maqedoni2 hours ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport2 hours ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni3 hours ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni3 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme3 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni3 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme3 hours ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë3 hours ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme4 hours ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri4 hours ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

NA NDIQ NË FACEBOOK