Sport
Rivaldo flet për konfliktin Messi-Abidal, tregon kush ka të drejtë

Situata nuk është e qetë në kampin ‘Blaugrana’, pas polemikave mes yllit të skuadrës, Lionel Messi dhe drejtorit sportiv, Eric Abidal.
Messi ka shpërthyer në kritika ndaj Abidal, pasi ky i fundit insistonte se disa lojtarë nuk kishin dhënë maksimumin nën urdhrat e Ernesto Valverde.
“Reagimi i Leo Messi gjatë së mërkurës së kaluar, ku ai përmes rrjeteve sociale kritikonte Abidal, duket normal për mua” ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.
“Messi ka çdo të drejtë në botë që të jetë i nervozuar me Abidal për nga mënyra se si ai u ankua rreth profesionalizmit të disa lojtarëve në stërvitje, sidomos kur ai nuk përmendi emra specifik” ka shtuar braziliani.
“Ajo vuri gjithë skuadrën në pikëpyetje. Është e vështirë të flasësh për këtë situatë nga jashtë, por Messi vetëm provoi të mbronte grupin dhe veten, të qëndronte me reputacion dhe në të njëjtën kohë, të gjente se kujt i referohej Abidal” shtoi Rivaldo.
Situata vazhdon të jetë akoma e tensionuar në kampin katalan, kurse bordi drejtues nuk ka marrë asnjë hap lidhur me këto ndodhi. /Lajmi.net/






















