Connect with us

Sport

Rikthim i çmendur i Hertha Berlin, Dusseldorf i Berishës lëshon fitoren nga duart

Publikuar

Me rezultatin 3:3 është mbyllur ndeshja mes Dusseldorf dhe Hertha Berlin, duke bërë që të dy skuadrat të marrin nga një pikë nga xhiroja e 24-të e Bundesliga, shkruan lajmi.net.

Të dy pjesët e kësaj ndeshje treguan nga tri gola, prej dy skuadrave të ndryshme. Në pjesën e parë, ishte Dusseldorf skuadra që dominoi, duke bërë të duket se loja mbaroi.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 6’, me golin e shënuar nga Kenan Karaman.

Vetëm tre minuta më vonë, Erik Thommy dyfishoi epërsinë e nikoqirëve, kurse në minutën e fundit të pjesës së parë, Karaman shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Fortuna Dusseldorf, për rezultatin 3:0.

Në pjesën e dytë u luajt një skenar krejtësisht ndryshe, me Hertha Berlin që regjistruan rikthimin e çmendur.

Erik Thommy shënoi në portën e tij në minutën e 64’, për të ngushtuar epërsinë e skuadrës së tij në 3:1.

Vetëm dy minuta më vonë, Matheus Cunha rihapi sfidën duke shënuar për 3:2.

Kurse, për barazimin dhe rikthimin e madh të Hertha u përkujdes i transferuari nga Milan, Krzysztof Piatek, i cili në minutën e 75’ u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për 3:3.

Me këtë barazim, Hertha numëron 27 pikë për pozitën e 13-të, kurse Fortuna mbetet në pozitën e 16-të me 21 pikë.

Në këtë ndeshje për 74 minuta u aktivizua edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK