Connect with us

Kosovë

Rexhep Qosja del hapur në mbështetje të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë (Video)

Publikuar

më

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, ishte i ftuar në një emision televiziv të quajtur A2, e në të cilën flet për një varg temash politike.

Nga promoja e këtij emisioni vërehet se z.Qosja ka folur edhe për kryeministrin e ri të Kosovës, z.Albin Kurti, por edhe për pushtetin e vjetër të udhëhequr nga PDK-ja që në këtë legjislaturë do të jenë pjesë e opozitës.

“Pushtet, pushtet, ata duan pushtet.” – thotë ai.

Në pyetjen se pse u akuzua kryeministri i rij, qëndrimi i z.Qosja nuk kuptohet aq mirë.

“Pse Albin Kurti nuk e njeh e nuk e don Kosovën?”

Rexhep Qosja në A2

Rexhep Qosja në A2.Të hënën, 17 shkurt, ora 20:00.?Zemërata me qeverisjen e vjetër në Kosovë dhe pse e akuzuan Kryeministrin e ri??A ka një justifikim për krisjet e mëdha Kosovë-Shqipëri??A ka zgjidhje për konfliktin Kosovë-Serbi?

Gepostet von A2 am Freitag, 14. Februar 2020

“Ju s’e dashkeni Kosovën?” – e pyet moderatorja më pas. Pjesa tjetër nuk merret vesh mirë, përcjell Periskopi.

Më pas ai pyetet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, të cilën ide ai e mbështet duke thënë se “Shkëmbimi i territoreve mundëson që çështja shqiptaro-serbe, Serbi-Kosovë, të zgjidhet përgjithmonë,”

Kujtojmë se kjo ide është refuzuar kategorikisht nga Albin Kurti. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK