Connect with us

Kosovë

Reeker: SHBA e inkurajuar nga zhvillimet Kosovë-Serbi

Publikuar

me

SHBA vazhdon të jetë e përkushtuar fuqimisht ndaj Ballkanit Perëndimor dhe e inkurajuar nga zhvillimet midis Serbisë dhe Kosovës.

Kështu ka thënë ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker në festën e Ditës Kombëtare të Serbisë në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën sebe.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, i ngarkuar me Ballkanin, foli për uljet dhe ngritjet e marrëdhënieve Serbi-SHBA. gjatë gjithë historisë dhe theksoi se vendi i tij do të qëndrojë pranë Serbisë si partner dhe mik, pasi ajo i përmbush qëllimet e saj – anëtarësimin në BE dhe zbatimin e reformës.

“SHBA vlerëson partneritetin me Serbinë dhe ndajmë vizionin e një Serbie demokratike me një ekonomi të zhvilluar, në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar me Evropën. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është i rëndësishëm për arritjen e të gjitha këtyre qëllimeve”.

“Ne jemi të inkurajuar që Serbia dhe Kosova kohët e fundit kanë nënshkruar një letër me qëllim për rinisjen e fluturimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, për të siguruar që kufijtë të lidhin, por të mos ndajnë. Ky është një veprim praktik që do të sigurojë investime, turizëm, lidhje tregtare dhe njerëzore. Transporti hekurudhor është gjithashtu në rikonstruksion. Ashtu si i thashë Rick Grenell – ju keni aeroplanët, trenat, çfarë tjetër?”.

Ai vuri në dukje se Amerika mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rajonit.

“Kur Ambasadori Richard Grenell u emërua i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë dhe Zëvendësi im Mattheë Palmer si i Dërguari Special i Sekretarit të Shtetit, ne treguam edhe një herë se kjo ishte një përparësi për diplomacinë amerikane”, shtoi Reeker, transmeton Klan Kosova.

 

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com