Connect with us

Kosovë

Reciprociteti ndaj Serbisë kthen dinjitetin e shtetit të Kosovës

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të punës së tij në krye të qeverisë e ka nisur me një ndër vendimet më të rëndësishme të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. për tarifën e vendosur 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës, shkruan Botasot.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur zotimin e tij rreth tarifës së vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilën ka thënë se do ta zëvendësojnë me reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë. Edhe për shkaqe historike dhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi, ku si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 përqind. Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti në parimin i cili më së shumti njihet në vlerën e tij në raporte fqinjësore bilaterale, e ky është reciprociteti. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë pra mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë me parimin e reciprocitetit. Unë besoj se edhe ata që janë sot në opozitë ose ata që nuk na votuan, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë dakord”, tha Kurti.

Këtë deklaratë Kurti e bëri pas takimit me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka sugjeroi që të largohet tarifa 100 për qind ndaj Serbisë .

“Konsiderojmë se tarifa ka shkelur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe marrëveshje të tjera si CEFTA dhe të tjera në të cilat është Kosova. Kemi dërguar letra të ish-kryetarit Junker në këtë drejtim. Tani po presim që qeveria e re të dalë me propozime dhe ide të reja se si do të trajtojë këtë çështje. Nuk dëshirojmë të parashikojmë se cila do të jetë zgjidhja vetëm dëshirojmë që këto bisedime të vazhdojnë. Për ne është shumë me rëndësi që dialogu me Serbinë të fillojë”, ka thënë Apostolova në konferencën për media.

Edhe kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha se çështja e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë është temë komplekse, dhe kërkon studim gjithëpërfshirës.

NA NDIQ NË FACEBOOK