Sport
Real Sociedad i përgjigjet Barcës për Willian Jose

Katalanët janë në një situatë aspak të lakmueshme me lëndimet e sulmuesve, duke mos mundur të llogarisin në Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.
Kampionët e La Ligas janë duke tentuar transferimin e një sulmuesi jashtë afatit kalimtar, duke tentuar të shfrytëzojnë rregulloren e futbollist spanjoll, që ua lejon një gjë të tillë.
Willian Jose i Real Sociedad, ka qenë në mesin e emrave të kërkuar.
Por, skuadra e Sociedad përmes trajnerit Imanol Alguacil, ka bërë të ditur se Willian nuk do të lëvizë nga skuadra, së paku jo deri në fund të sezonit./Lajmi.net/






















