Kulturë
Reagimi i Stresit për filmin e Ermal Mamaqit/ Aktori: Më ka kërcënuar me jetën

Filmi më i ri i Ermal Mamaqit, I love Tropoja pati shumë kritika pasi shumë njerëz mendonin se kishte ofenduar tropojanët dhe traditat e tyre.
Ditën e sotme Ermal Mamaqi ka publikuar një video së bashku me reperin Stresi, i cili është nga Tropoja, ku ndau me ndjekësit mendimin e tij për filmin e Ermalit pasi e kishte parë në kinema.
Në fund të bisedës Ermali tregon me shaka se Stresi e kishte kërcënuar me jetën nëse filmi nuk do të ishte realizuar mirë.
Reperi i ka ftuar të gjithë ta shohin filmin pasi nuk ka asgjë ofenduese ndaj Tropojës apo tropojanëve.
Ermali: Jemi me Stresin sepse jemi shqetësuar shumë edhe e keni stresuar dhe Arjolën. Stresi sa doli nga kinemaja dhe unë do t’i bëj një pyetje për të gjithë tropojanët që janë të shqetësuar ?
A kishte noj gjë ofenduese për Tropojën apo tropojanët?
Stresi: Jo aspak, unë do i këshilloja tropojanët dhe jo vetëm tropojanët, po tropojanët do vijnë këtu sepse edhe sot Pallati i Kongreseve është plot me tropojanë, ata që flasin ata që trillojnë, hajdeni shikojeni filmin. Sepse unë kisha një mendim pak si… normalisht ne rrëmbehemi mbas tjerëve po kur erdha e pashë vetë thash më mirë njeriu të gjykojë vetë edhe hajdeni shifeni se është shumë film shumë i mirë.
Ermali: Po flasim për një njeri që më ka kërcënuar jetën (tregon Ermali me shaka).
Stresi: Po i thash po se bëre mirë..(qesh Stresi)
Arjola Demiri: E kishte bërë mirë?
Stresi: Për mua po. Jam kënaq shumë ato minuta ishin shumë të shpejta. Për më tepër shihni videon e mëposhtme./ CNA.al