Connect with us

Sport

Reagimi i ashpër i presidentit të La Ligas pas dënimit të Man Cityt

Publikuar

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë të ditur se ka suspenduar për dy vite nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve skuadrën e Manchester Cityt, përcjell lajmi.net.

Tebas ka thënë se ky vendim i UEFA-s është i mirëpritur, dhe pret që e njëjta gjë t’i ndodh edhe PSG, për shkelje të rregullave financiare.

“UEFA më në fund ka marrë një veprim përfundimtar. Zbatimi i rregullave financiare është thelbësor për futbollin”, ka thënë Tebas, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi kërkuar prej vitesh një veprim të ashpër kundër Manchester Cityt dhe PSG. Më mirë vonë sesa kurrë”./Lajmi.net/