Lajme
Ratkoceri i kërkoi debat Ibrahimit në Tv Shenja, ja si i përgjigjet kryeredaktori

Ishte një status në Facebook i anëtarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi që acaroi tejmase themeluesin e gazetës Koha, Arben Ratkoceri i cili po ashtu zhfrytëzoi rrjetin social Facebook për të adresuar një serë kritikash për ish deputetin Ibrahimi dhe partinë Alternativa duke e etiketuar këtë të fundit si parti pro-turke, shkruan Zyrtare.net
Por debati nuk u ndal me kaq, pas disa ditëve heshtje vetë Zeqirija Ibrahimi i kërkoi publikisht gazetarit Ratkoceri për një debat publik në mënyrë që që të qartësoheshin çështjet. E Ratkoceri u shpreh se është për debat por pas zgjedhjeve ndërsa kërkoi qe ai debat të zhvillohej në TV Shenja.
Pas kësaj kërkese kryeredaktori i TV Shenjës, Ismail Sinani, theksoi se televizioni që ai drejton është i hapur për të gjithë por tha se nuk do tua mundësoj hapësirën mediatike injorantëve, përcjell Zyrtare.net
“TV SHENJA që nga dita e parë ka qenë e hapur për të gjithë ata/ato që kanë për të thënë diçka në dobi të shoqërisë. Kështu ka qenë edhe më 16 nëntor të vitit 2015, kështu është sot, kështu do të jetë nëse do Zoti edhe me tutje.
Por, që tani me duhet thënë, se jemi përpjekur që asnjëherë mos t’u japim hapësire injorantëve sepse të tillët e ndotin ambientin shoqëror, posaçërisht atyre që nuk kanë formim të duhur intelektual.
Megjithatë, çdoherë ka vend për përjashtime” – shkruan në llogarin e tij në Facebook, Sinani. /Zyrtare.net/

















