Shëndetësi
Rasti i parë me koronavirus konfirmohet në Holandë

Holanda ka konfirmuar rastin e saj të parë të Covid-19.
Pacienti, në qytetin jugor të Tilburgut, kishte qenë kohët e fundit në Italinë veriore, thanë autoritetet, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Koronavirusi ka vrarë të paktën 2.800 njerëz në të gjithë botën, shumica dërrmuese në territorin e Kinës.
Ka pasur më shumë se 83,000 raste globale, me infeksione në çdo kontinent përveç Antarktidës.





















