Lajme
Rama pas Konferenës së donatorëve: Një ditë e paharrueshme shqiptare në zemër të Europës (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën me disa fotografi të shkrepura në Bruksel, nën shoqërimin e krerëve të Bashkimit Europian.
Këta e liderë të tjerë morën pjesë në Konferëncën e donatorëve për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit, njofton Klan Kosova.
“Mirëmëngjes me fotoalbumin e një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të europës” shkruan kryeministri Rama.
Gjatë ditës së djeshme nga Konferenca e donatorëve, Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro që do të vijnë në formën e granteve, fondeve e projekteve të ndryshme nga rreth 100 vende.
MIRËMËNGJES ME FOTOALBUMIN E NJË DITE TË PAHARRUESHME SHQIPTARE NË ZEMËR TË EUROPËS
Publiée par Edi Rama sur Lundi 17 février 2020























