Connect with us

Lajme

Rama ‘humb toruan’ pas pyetjeve për krimin, ofendon gazetarët

Publikuar

me

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur vetëm për operacionin “Kap ça të kapësh”, përballë disa gazetarësh kryesisht të kronikës së zezë.

Rama sulmoi gazetarin Ervis Iljazaj, duke i thënë se nuk e njeh dhe se nuk ka nivel.

Debati me Iliazajn

Ervis Iliazaj – Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni

Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je

Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftuar Fevziu

Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mençur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist

Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse

Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nivelin ti apo jo

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti

Edi Rama – Cila filozofi qeverisëse

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.

Edi Rama – Nga kçkja barra e provës kalon te i akuzuari duke i prishur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, nga akuzuesi te I akuzuari. Ju që keni bërë këtë punë vërtetoni akuzën që ju është bërë.

Të njëjtën gjuhë Rama përdori edhe ndaj gazetares Klodiana Lala.

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Edi Rama: Ky ishte shpjegimi, e dhashë, të pëlqen mirë, stë pëlqen..

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com