Lajme
Rama e pret Kurtin me ceremoni shtetërore (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti është pritur nga homologu i tij shqiptar Edi Rama me ceremoni shtetërore në Tiranë.
Kjo është vizita e parë zyrtare e shefit të qeverisë kosovare jashtë shtetit prej që e mori detyrën javën e kaluar, njofton Klan Kosova.
Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Tiranë do të ketë takime të ndara me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
LIVE: Vizita e parë e Albin Kurtit, si kryeministër, në Tiranë – Pritet nga Edi Rama
Gepostet von IndeksOnline am Montag, 10. Februar 2020




























