Sport
Rakitic nis bisedimet me rivalin e Barcelonës

Mesfushori kroat është përfolur të largohet edhe gjatë verës së kaluar dhe afatin dimëror, por situata nuk ndryshoi.
Gjithsesi, edhe vet Rakitic e pranoi se Barca nuk e trajtoi aspak mirë dhe duket se palët janë pajtuar që ai të gjejë skuadër të re gjatë verës, transmeton lajmi.net.
Cadena Ser raporton se 31-vjeçari ka nisur bisedimet me Atleticon.
Los Colchoneros e shohin ish-mesfushorin e Schalke si lojtarin ideal për ta shtuar eksperiencën në mesfushën e tyre. /Lajmi.net/





















