Connect with us

Lajme

Quni: Duhet të thellojmë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet vëllazërore me Shqipërinë

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Në fillim, ambasadori Minxhozi uroi ministrin Quni dhe përcolli urimet nga ana e homologes së tij, ministres Xhaçka.

Duke vlerësuar lartë personalitetin dhe profilin ushtarak dhe politik të ministrit Quni, ai shprehu besimin e plotë në suksesin e ministrisë dhe forcës në proceset në të cilat po kalon.

Gjithashtu, diplomati shqiptar shprehu konsideratën e lartë për nivelin e deritashëm të bashkëpunimit bilateral duke shprehur gatishmërinë e plotë dhe ofruar të gjitha kapacitetet shtetërore të Shqipërisë.

Si vend anëtar i NATO-s, ai ofroi mbështetjen e pa rezervë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe afirmimin e Kosovës për aderim në mekanizmat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike.

Ndërkaq i pari i Mbrojtjes në Kosovë falënderoi ambasadorin dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Republikës së Shqipërisë në të gjitha periudhat dhe në arritjet e përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Ai, ndër tjera, foli edhe kontributin në profesionalizimin e kuadrove ushtarake të FSK-së përmes trajnimeve dhe shkollimeve si dhe kontributin e oficerëve shqiptar në kuadër të ekipit këshillëdhës të NATO-s.

Ministri Quni theksoi nevojën e intensifikimit të aktiviteteve dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve, ministrive dhe forcave në funksion të interesave të përbashkëta dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Maqedoni15 minutes ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri45 minutes ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme2 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni2 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni3 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë3 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni3 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri4 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni4 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota5 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme5 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme5 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK