Kosovë
Qeveria shkarkon Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
Shkarkimin e tyre e ka propozuar Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet tash.
“Ndërmarrja publike “Telekomi i Kosovës” është në gjendje të rëndë financiare, ndodhet në prag të falimentimit”, ka thënë Hajdari.
“Propozoj që të shfuqizohen edhe vendimet e 29 marsit 2018, 25 dhjetor 2018 dhe 11 qershorit 2019. Drejtohet duhet të shkarkohen për tre arsye: Nuk ka përmbushur planin e biznesit. Vlera e saj po bie. Qeveria ka arsye për të besuar se kanë shkel detyrat për të vepruar në interes të ndërmarrjes. Kanë lejuar shpenzime të tepërta dhe kontrata të panevojshme”, ka thënë ajo/Periskopi




















