Connect with us

Kosovë

Qeveria Kurti ndan 15 milionë euro për rrymën e papaguar të serbëve të veriut

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë mjete financiare në vlerë prej 15 milionë eurove për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore. Rreth kësaj Periskopi kishte parashikuar se Kurti do të ndryshonte qëndrim edhe për këtë çështje para dy javësh.

Burime brenda Ministrisë së Financave dhe Transfereve i kanë thënë Insajderit se Qeveria e Kosovës, me buxhetin e ri i cili pritet të miratohet në javët në vazhdim ka marrë vendim që t’i ndajë 15 milionë euro për energjinë elektrike të veriut të Kosovës të cilët nuk e paguajnë qytetarët e asaj pjese.

Qytetarët e këtyre komunave (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), nuk kanë paguar që nga mbarimi i luftës së fundit për energjinë e shpenzuar.

Që nga viti, 1999 deri në vitin 2017, faturat e shpenzuara të asaj pjese u janë faturuar qytetarëve të viseve tjera të Kosovës.

Por, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit, në fund të vitit 2017, kishte vendosur që kjo praktikë të pezullohet, sepse ishte joligjore.

Sot, kryeministri Kurti mori vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

 

Lajme49 minutes ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri5 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme6 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri7 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë8 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni8 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

NA NDIQ NË FACEBOOK