Connect with us

Sport

Qeveria holandeze investon 14 milionë euro për të luftuar racizmin në futboll

Publikuar

Problemi me racizmin në futboll ka qenë një nga temat kryesore që është diskutuar këtë sezon, dhe autoritetet holandeze janë duke shpresuar të qetësojnë situatën në tri vitet e ardhshme.

Qeveria holandeze ka ndarë 14 milionë euro për t’u investuar në luftën kundër racizmit në futboll, përcjell lajmi.net.

Një plan tre vjeçar është hartuar për të shmangur diskriminimet në lojë. Në bashkëpunim me qeverinë holandeze ka qenë edhe KNVN, Federata e Futbollit të Holandës.

Në të gjitha top pesë ligat evropiane, racizmi është kthyer në një problem të pakalueshëm. Serie A dhe Premierliga kanë rastet më të shpeshta, por Holanda po synon t’i paraprijë problemit. /Lajmi.net/