Connect with us

Kosovë

Qeveria e Puerto Ricos humb milionat shkaku i një mashtrimi bizar me e-mail

Publikuar

Qeveria e Puerto Ricos ka humbur më shumë se 2 milionë e 600 mijë dollarë pasi u mashtrua nga një e-mail, ka thënë një zyrtar i lartë i kësaj qeverie.

Drejtori i financave në Kompaninë Për Zhvillimin Industrial të ishullit, Ruben Rivera, tha se ishte adresuar një ankesë në polici gjatë ditës së djeshme që agjencia i kishte dërguar paratë në një llogari mashtruese.

Rivera tha që agjencia qeveritare transferoi paratë më 17 janar pari e kishte marrë një e-mail që pretendonte se kishte ndodhur një ndryshim i llogarive bankare i lidhur me pagesat e dërgesave, sipas deklaratës nga Policia, shkruan NBC, përkthen Periskopi.

Manuel Laboy, drejtori ekzekutiv i agjencisë, i tha Associated Pressit se zyrtarët e kishin zbuluar incidentit në fillim të kësaj jave dhe menjëherë e kishin raportuar rastin në FBI.

“Kjo është situatë serioze, ekstremisht serioze, tha ai. “Ne duam që të hetohet deri në pasojat e fundit.”

Agjencia në fjalë nuk tregoi se si kishte rënë pre e këtij mashtrimi, ose nëse i kishte larguar nga puna njerëz që mund të kenë qenë të përfshirë në të.

Por megjithatë u tha se një hetim i brendshëm po zhvillohej për të përcaktuar nëse dikush në agjenci ishte neglizhent ose nëse nuk kishte ndjekur me përpikëri procedurat standarde.

NA NDIQ NË FACEBOOK