Connect with us

Kosovë

Publikohet hulumtimi: Ajri i ndotur po vret më shumë 4 milionë njerëz në vit

Publikuar

me

Ajri i ndotur nga djegia e lëndëve djegëse është përgjegjëse për më shumë se 4 milionë vdekje të parakohshme në vit në mbarë botën, dhe i kushton ekonomisë globale rreth 8 miliardë dollarë në vit, sipas një studimi.

Raporti, nga Greenpeace Southeast Asia dhe Qendra për Hulumtime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, gjeti se gazrat e djegshme, qymyri dhe nafta shkakton tri herë më shumë vdekje se aksidentet e trafikut rrugor globalisht.

Fëmijët, veçanërisht ata që jetojnë në shtete me të ardhura të vogla, janë shumë të prekur me 40 mijë prej tyre që vdesin shkaku i ajrit të ndotur para se t’i mbushin 5 vjet, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur nga lëndët djegëse, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Ajri i ndotur është një kërcënim për shëndetin tonë dhe për ekonominë tonë,” tha Minwoo Son, aktivist për ajër të ndotur.

“Çdo vit, ajri i ndotur nga lëndët djegëse merr miliona jetë, rrit rrezikun nga sulmi në zemër, kanceri i mushkërive, astma, dhe na kushton triliona dollarë.” – vazhdoi më tej ai.

Gjatë ditës së sotme, studimi lansoi të dhënat e saj për gjetet e bëra. /Periskopi

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com