Connect with us

Sport

PSG identifikon zëvendësuesin e Thiago Silva

Publikuar

Paris Saint Germain është duke menduar për zëvendësuesin e Thiago Silva, i cili tashmë po prek një moshë që do t’ia pamundësojë paraqitjet e nivelit më të lartë.

‘Canal+’ shkruan se mbrojtësi i Napoli, Kalidou Koulibaly është në listën e ngushtë të PSG, për zëvendësuesin e Thiago Silva, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian do të largohet nga skuadra franceze në fund të këtij sezoni, kur kontrata e tij do të skadojë, kështu që PSG po shikon për pasuesin e tij.

Koulibaly është lojtari që prinë listën dhe ai thuhet se e dëshiron këtë lëvizje, pasi tashmë ka blerë një banesë në Paris.

Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja e PSG me Napoli, në rast se do të ketë një të tillë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK