Connect with us

Sport

PSG dhe Chelsea sytë kah portieri i Man Utd

Publikuar

ESPN bën të ditur se 22 vjeçari i skuadrës nga ‘Old Trafford’, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave nga Evropa, përfshirë edhe PSG dhe Chelsea, përcjell lajmi.net.

Henderson është shfaqur si një nga portierët kryesorë në Premirligë, ku po shkëlqen në fanellën e Sheffield United, ku është i huazuar nga Manchester United.

Pengesë për shitjen e tij mund të shfaqet trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, që e konsideron të rëndësishëm për sezonin e ri, ndoshta edhe duke ia besuar vendin e David de Gea.

Henderson në nivel kombëtareje është paraqitur për Anglinë U21, por një ftesë për EURO 2020, nuk mund të përjashtohet./Lajmi.net/