Connect with us

Lajme

Pse po lëviz Rama me makinë të blinduar?! Si përgjigjet kryeministri

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në “Opinion”, e ka nisur emisionin me një koment për makinën me të cilën po qarkullon ditët e fundit.

Rama pohoi se makina i përket Olsi Ramës, por shtoi se, ajo është marrë në përdorim nga ai që në vitin 2009.

“Pse duhet të marrësh makinën e vëllait kur ne paguajmë taksa që ti të lëvizësh i sigurtë? Pastaj këtu te Klani kush do të bëjë atentat? Sandri apo Arditi?”, pyeti Fevziu.

“Dërgo specialistin e fushës, të shohë është e blinduar apo jo. Ma ka sjellë im vëlla që kur kam qenë në opozitë”, tha Rama.

Rama mohoi që makina të jetë e blinduar duke u shprehur se këtë makinë e ka që prej vitit 2009.

Blendi Fevziu: Këtu në Klan kush do të bëjë atentat?

Edi Rama: Njëri nga këta të studios duhet të shkojë dhe ta shikojë është apo jo e blinduar? E blinduar? Të çohet tani, për t’i shërbyer telespektatorëve që iu kanë thënë se makina është e blinduar… Makina është që në vitin 2009, që unë kur kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla. Dhe makina që unë përdor nuk ka qenë kurrë e blinduar. Është makina që e kam përdorur që atëherë. Ka dalë lajm se kam blerë makinë të re qindra mijëra euro, nuk është e vërtetë. Kam çuar makinën e vjetër dhe kam marrë një të re me qera. Unë nuk jam as shofer, nuk di as ti jap makinës, unë i jap vetëm makinës së qeverisë. Unë skam asnjë makinë të blerë si kryeministër, dhe Benz-i që thoni se është i ri është me qera.

NA NDIQ NË FACEBOOK