Lajme
Protestojnë bujqit, kërkojnë kompenzim të plotë për dëmet

Bujqit nga Komuna Haraçinës dhe Gazibabës dolën në rrugë për të kërkuar nga qeveria kompenzim të dëmeve që kanë pësuar nga vërshimet e viteve të kaluara. Ata kërkuan pagesë të plotë për dëmet nga vërshimet e vitit 2016 si dhe dëmshpërblim për dëmet nga breshëri në muajin e maj të vitit 2018 që përfshiu këto zona, raporton TVM2.
“Qeveria ende nuk e ka paguar pjesën e bujqëve, pra pordhimin bujqësor që kemi pasur dëme, një pjesë është e paguar një pjesë jo. Dhe kërkesa e dytë dëmi që ka ndodhur nga viti 2018 nga breshëri Komuna Haraçinës dhe Gazibabës kanë bërë vlerësimin e dëmeve dhe tani pa tre muaj I bëjn 2 vjet dhe ene nuk kemi përgjigje. Do bëhet sot do bëhet nese e ekoma ska agjë”, tha organizatori i protestës.
“2016 vërshime patëm na paguajtën 10 përqind, ndërsa 90 përqind nuk na kanë paguar. 2018 prap kemi pasur vërshime, po bëhen 2 vjet nuk na kanë paguar. Kam apsur dredhëza, shalqin, duhan…”, tha një bujk.
“Vërshimet mi kanë marrë 100 bagëti dhe apsolutisht askush nuk ka ardh, më kanë dhënë një document që nuk është I vlefshëm.”, tha një blegtor.
Nga Ministria e Bujqësisë ishin të pakapshëm për tu pronocuar në lidhje me protestën e bujqëve, por një ditë më parë ministri e Bujqësisë, Trajan Dimovski qartësoi se për mos pagesën e plotë për dëmet nga vërshimet e 2016 ka egzistuar pengesë ligjore por se kjo tashmë është tejkaluar ndërsa për përkrahje të qendrave rajonale janë ndarë 10 milion denarë./zyrtare.net/

















