Sport
Promotori i Furyt jep 30 ditë kohë për Wilder – pritet kërkesa për meçin e tretë

Fjalët e Arum vijnë menjëherë pas përballjes në mes të dy boksierëve, ku u fol gjatë në lidhje me kompletimin e trilogjisë.
Sipas amerikanit, koha është e mjaftueshme për Wilderin në mënyrë që ky i fundit të vendos përfundimisht në lidhje me këtë çështje, duke pasur parasysh se për ‘The Gypsy King’ do të ishte një impenjim shtesë kjo luftë.
‘’Po flitet për një luftë të tretë. Ne do i japim atij (Wilder) 30 ditë kohë që të vendos’’, ishin fjalët e 88-vjeçarit, transmeton lajmi.net.
Dueli i mëngjesit të së dielës përfundoi në të mirë Furyt, për rrjedhojë e detyroi trajnerin e Wilderit ta hedhë peshqirin e bardhë në ring, veprim i cili sinjalizoi dorëzimin e meçit.
Duhet cekur se menjëherë pas fitores, skuadrë së Fury i erdhi një ofertë e Eddie Hearn, promotorit të Anthony Joshua, për një meç Fury-Joshua, me çka ka shtuar jo pak zërat se oferta do të pranohet nga pala fituese./Lajmi.net/





















