Connect with us

Lajme

Prokuroria Publike: Bombola e gazit në Rramanli, e palicencuar

Publikuar

Bombola e gazit 20 litërshe, e cila shpërtheu në fshatin Rramanli, duke lënë 4 të vdekur dhe 6 të lënduar, nuk ka qenë e licencuar, bën të ditur Prokuroria Publike. Sipas Prokurorisë, bombola ka qenë e pavulosur dhe e patestuar. Përdorimi i bombolave të gazit janë shumë ekonomike për amvisëritë, por një përdorim i pakujdesshëm mund të shkaktojë edhe tragjedi, shkruan TVM2.

Sa qytetarët përdorim bombola gazi? Disa përdorin e disa frikësohen

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se janë përdorues të bombolave, por iu kushtojnë një kujdes të veçantë derisa disa të tjerë nga frika nuk përdorin fare.

“Kush di të punojë me to mundet t’i marrë pse jo, kur nuk ka rrymë ato janë të mira për përdorim. Unë them që ai që nuk di të punojë me të mos të marrë fare, pasi asaj i nevojitet izolim, kushte e kështu me radhë”,- tha një qytetar.

“Jo nuk përdori se i frikësohem.”,- u shpreh një qytetar.

“E kam bombolën, e kam përdor disa muaj, por i vinte erë dhe e kam larguar.”,- theksoi një qytetar.

“Përdori bombol me gaz për kafe dhe gatim. Ia kam frikën, ja edhe rasti që ndodhi në fshatin Ramanli tregon se nuk ka siguri në ato.”,- deklaroi një qytetar.

“Përdor gaz dhe është vërtetë më lirë, e përdor për ngrohje.”,- potencoi një qytetar.

Elezi: Të blihen vetëm bombola gazi të licencuara

Por, për një përdorim pa pasoja, zjarrfikësi vullnetar, Osman Elezi, jep këshilla praktike. Ai thotë se deri te shpërthimi i bombolave të gazit në të shumtën e rasteve ka ardhur si pasojë e blerjes së tyre në vende të paautorizuara, si dhe moskontrollimi i rregullt i pajisjes, e cila duhet bërë të paktën në çdo gjashtë muaj.

“Tre këshillat kryesore që ua japim qytetarëve janë: që fillimisht të bëhet së paku një herë në gjashtë muaj servisimi i bombolave, këshilla e dytë është ajo që ku e blejmë bombolën të ketë certifikatë dhe të njëjtat të mbushen në vende adekuate dhe këshilla e tretë është që nëse hasim aromë të gazit në kuzhinë të mos përdorim pajisjet elektrike, sepse vjen më lehtë deri në eksplodim.”,- deklaroi zjarrfikësi vullnetar, Osman Elezi.

Kompania e vetme e licencuar për shitje dhe mbushje të bombolave të gazit është Kompania “Makpetrol”.

Maqedoni9 minutes ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri39 minutes ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme2 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni2 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni3 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë3 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni3 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri4 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni4 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota5 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme5 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme5 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK