Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi përshëndet marrëveshjen historike mes ShBA-ve dhe talibanëve të Afganistanit

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përgëzuar homologun e tij amerikan, Donald Trump për arritjen e marrëveshjes për paqe me talibanët në Afganistan.

Sipas tij, është inkurajuese të shohësh se paqja dhe stabiliteti global janë në krye të agjendës së administratës amerikane.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Hashim Thaçi në Twitter:

E përgëzoj presidentin Donald Trump për udhëheqjen e tij për të arritur një marrëveshje historike dhe për t’i dhënë fund dekadave të konflikteve dhe shkatërrimeve në Afganistan. Me të vërtet është inkurajuese të shohësh se paqja dhe stabiliteti global janë në krye të agjendës së administratës amerikane.

NA NDIQ NË FACEBOOK